E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Zyrtare: Futbollisti i Shalke 04, pranon ftesën e Përfaqësueses së Kosovës

Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.

Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij. Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij.

Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që t’i tregojë aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer