E martë, 5 Nëntor, 2024

Gërvalla – ndërkombëtarëve: Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar identitetin e një prej të vrarëve të 24 shtatorit nga grupi i terroristëve e që është Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Kjo dëshmi vjen, pasi të martën u publikua një fotografi ku shihej nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radojçiq, pjesë e aksionit të grupit terrorist.

Pas kësaj, Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.

”Nevojitet një ndryshim thelbësor“, ka sugjeruar Gërvalla.

”I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht“, ka shkruar ajo në Twitter, të mërkurën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer