E hënë, 18 Nëntor, 2024

Zyrtare: KF Drenica emëron trajnerin e ri

Drenica ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Sunaj Keçit si trajner të tyre të ri për sezonin 2023/24.

Klubi drenicas në sezonin e fundit ka rënë nga Superliga e Kosovës dhe këtë sezon do t’i zhvillojë garat në Ligën e Parë.

Kur po afron fillimi i sezonit, kuqezinjtë nga Skenderaj kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, duke emëruar trajnerin i cili do të prijë drejt rikthimit në Superligë.

Është trajneri i njohur Sunaj Keçi, i cili është prezantuar sot (e shtunë) në ambientet e klubit, teksa ka nënshkruar kontratë një vjeçare

Në ambientet e klubit futbollistik Drenica, sot Presidenti i klubit, z.Gëzim Ramadani ka prezantuar kryetrajnerin e skuadrës për edicionin e ri 2023/24, Sunaj Keçin”.
Klubi ka arritur marrëveshje me Keçin deri në përfundim të këtij edicioni. Klubi vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri, dhe se shpejti do të prezantohen afrimet dhe përforcimet e klubit”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Ndryshe, Keçi me parë ka drejtuar Hajvalinë, Flamurtarin, kurse ka qenë edhe ndihmës-trajner të FC Llapi për një kohë të gjatë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer