E diel, 22 Shtator, 2024

Zyrtare: Omer Bunjaku, drejtor sportiv i Ballkanit

Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjakun.

Para pak minutash, Ballkani ka bërë zyrtare se Bunjaku do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit kampion të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin:

“Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.
Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.
Mirë se vjen Omer Bunjaku!
32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.
Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer