E diel, 6 Tetor, 2024

ZYRTARE: Prishtina ndërpret bashkëpunimin me Debatik Currin

FC Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Debatik Curri.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqyetaas në Facebook.

Arsyet e largimit nuk janë bërë të ditura, megjithatë forma e dobët në kampionat këtë sezon mund të ketë bërë që Prishtina t’i ndajë rrugët me Debatik Currin.

Kryeqytetasit janë pa fitoren në 7 ndeshjet e fundit në Superligë, me 6 barazime e një humbje, me fitoren e fundit të ardhur më 26 gusht ndaj Malishevës.

Bardhekaltrit ndodhen aktualisht në pozitën e katërt në tabelë në Albi Mall Superligën, me 13 pikë të mbledhura pas 10 xhirove.

Njoftimi i Prishtinës:

Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri

FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë.

Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer