E diel, 22 Dhjetor, 2024

Zyrtare/ Shakaja pa kripë me Son, lojtari i Tottenhamit pezullohet 7 ndeshje, si dhe…

Rodrigo Bentancur, i akuzuar nga Federata e Futbollit se ka bërë ofendime raciste ndaj shokut të tij të skuadrës, Son Heung-min, është pezulluar për 7 ndeshje dhe është dënuar me gjobë prej 100 mijë paundë.

“Rodrigo Bentancur e mohoi këtë akuzë, por komisioni i pavarur rregullator e gjeti atë të provuar dhe vendosi sanksione ndaj tij pas një seance dëgjimore”, shpjegoi FA në një deklaratë.

27-vjeçari nuk do të rikthehet në kampionat deri më 26 dhjetor, duke munguar në ndeshjet e Premier League kundër Manchester City-t, Liverpoolit dhe Chelsea-t, si dhe çerekfinalen e Spursave në League Cup kundër Manchester United. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Europa League kundër Romës dhe Rangers.

Çfarë ndodhi?

Gjatë një interviste për një TV uruguaian qershorin e kaluar, ish-lojtari i Juventus tha me ironi: “Son? Ai mund të jetë edhe kushëriri i tij, pasi të gjithë duken njësoj”. Një shaka që nxiti menjëherë procedimin disiplinor nga Federata dhe që solli dënimin shembullor.

Bentancur i kërkoi falje publikisht shokut të tij të dhomës së zhveshjes, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer