E hënë, 18 Nëntor, 2024

Zyrtarët e aeroportit të akuzuar për keqpërdorim të dy milionëve, Jashari: Në qoftë se këta dalin fajtorë edhe unë jam

Dëshmitari Bekim Jashari ka thënë se nëse dy ish-zyrtarët e Aeroportit “Adem Jashari” – Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj – shpallen fajtorë atëherë edhe ai vetë është fajtor.

Këtë deklarim Jashari e ka dhënë të enjten si ish-kryetar i Bordit të Drejtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë periudhës 2008-2015 në rastin ku Nuredini dhe Mehaj po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke dëmtuar buxhetin publik prej 1 milion e 937 mijë e 230 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë mendoj se në qoftë se këta dalin fajtorë edhe unë jam fajtor”, ka deklaruar Jashari që ka mbajtur edhe pozitën e kryetarit të Skenderajt nga 2017-2021.

Jashari ka thënë se i ishte dukur absurd procesi gjyqësor nga fillimi derisa kujton kohen kur iu kishte thënë policëve hetues se ndihet keq që nuk iu kishte dhënë mirënjohje stafit menaxhues të asaj kohe për punën që e kanë bërë dhe vështirësitë që i kishin pasur.

Tutje tha se duket e lehtë por kishin pasur jashtëzakonisht vështirësi të mëdha por prapë raportet kishin ardhur pozitive për fakton se kishin funksionuar si familje.

Në fund tha se në ditët e sotme nuk është i angazhuar për familjen e tij sa kishte dhënë në atë kohë me arsyetimin se nuk kishte punuar për rrogë por e kishte pasur obligim moral dhe kombëtar.

Dëshmitari Jashari fillimisht ka thënë se të akuzuarin Nuredini e kishte djalë të hallës, por trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Kujtim Krasniqi e njoftoi se në bazë të ligjit nuk lirohet nga dhënia e dëshmisë.

Ai ka thënë se qëndron prapa deklaratave të dhëna më parë në Polici për këtë çështje penale.

Ndërkaq lidhur me mbledhjen e 64-të të Bordit të datës 15 korrik 2011, Jashari tha se nuk i kujtohej me saktësi se për çka ishte bërë fjalë, duke shtuar se qëndron mbrapa gjithçka që ishte konstatuar në procesverbalet e mbledhjeve të Bordit.

Ndër të tjera dëshmitari Jashari ka thënë se si Bord dhe pjesa tjetër e menaxhmentit të tash të ashtuquajturit ASHNA që në kontratën mes Qeverisë dhe “Limak-ut” janë vetëm 544 punëtorë që do të transferohen apo do të ketë përgjegjësi “Limak-u” për ta deri atëherë nuk e kishin ditur këtë detal.

Tutje tha se kishte qenë një shqetësim i jashtëzakonshëm për zyrtarët menaxhues të asaj kohe por edhe një sfidë shumë e vështirë edhe për Bordin se si ka mundësi të mbesin jashtë kontratës edhe 130 punëtorë të tjerë.

Dëshmitari mes të tjerash tha se kishte bërë bisedime joformale me Qeverinë e Kosovës dhe Partneritetit Publiko-Privat për gjetjen e zgjidhjes të 130 punëtorëve në ANP që kishin mbetur jashtë, si dhe me drejtuesit e kompanisë “Limak”.

Dëshmitari Jashari njëjti tha se nuk kishte dijeni për vitin 2016 përkatësit në atë se kishte qenë në dijeni se më 19 shtator 2016, pikërisht për shkak të moskryerjes së punimeve ASHN dhe operatori ekonomik TCN kishin shkëputur kontratën për realizimin e këtij projekti.

Më pas seanca e së enjtes ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares Dhurata Hoxha tha se gjatë kohës sa kishte qenë e emëruar si këshilltare e kryeministrit Hashim Thaçit, kishte marrë pjesë në shumë grupe ndërministrore si përfaqësuese e Zyrës së Kryeministrit, duke shtuar se besonte që kishte qenë pjesë e komisionit drejtues ndërministror.

E njëjta tha se nuk i kujtohet nëse kishte marrë pjesë në mbledhje të këtij komiteti, por që pas shikimit të procesverbalit e njëjta konfirmoi pjesëmarrjen më datë 29 shtator 2011.

Dëshmitarja Hoxha tha se nuk i kujtohej në mënyrë të detajuar për çka kishin pasur diskutime por që kishin biseduar lidhur me çështjet e “Limak-ut” – Aeroporti dhe projekte të tjera.

Sipas dëshmitares Hoxha, sa i kujtohej, procedura që kishte qenë në fuqi atë kohë secili grup qeveritar i kishe dërguar agjendën paraprakisht por sipas të njëjtës ato pika tutje ishin shqyrtuar në zyrën ligjore të ministrive përkatëse.

Sipas dëshmitares Hoxha, nëse kishte ndonjë vendim në mospërputhje me ligjin të njëjtit kishin kërkuar ndërrimin e vendimit dhe kishin kërkuar të bëhet në përputhje me ligjin, duke shuar se nëse ndonjë pikë e mbledhjes nuk ishte dokumentacioni i kompletuar pika e rendit të ditës shtyhej por që pikërisht për pikën 5 nuk i kujtohej pasi që kishte kaluar kohë e gjatë.

Hoxha po ashtu tha se ishte praktikë që vendimet të jenë dhënë në formë të shkruar por që lidhur me rastin në fjalë nuk i kujtohej duke shtuar se nuk kishte qenë në dijeni dhe nuk i kujtohej që ajo pikë kishte qenë marrëveshjen bazë të koncesionimit të Aeroportit, e cila ishte lidh në vitin 2010 në mes Qeverisë së Kosovës dhe “Limak”.

Në fund e njëjta tha se nuk i kujtohet saktë se si ishin votuar pikat e rendit të ditës.

Seanca e radhës në këtë çështje penale pritet të mbahet të premten, më 13 tetor 2023.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer