Zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka ngritur alarmin për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve.
Kjo pasi sipas tij, ngjyra shënjuese që po spërkatet në gisht, po fshihet lehtësisht.
Këto pretendime, Koci i ka dëshmuar me fakte pasi që ka postuar një fotografi ku shihet gishti i fshirë e po thuajse krejtësisht pa gjurmën e ngjyrës.
Për këtë, ai bëri thirrje për marrjen e masave urgjente.