Në vlerësimin e tij pas hapjes së ofertave, zyrtari i prokurimit, Haxhimet Ferati kishtë propozuar anulimin e kontratës për rehabilitimin e rrugës Bislim Bajgora dhe Agim Ramadani – Katana, shkruan rajoni.org.
Në dokumentin që posedon portali rajoni.org, Ferati në rekomandimin e tij kishë thënë së “Për shkak se oferta tejkalon vlerën e parashikuar prej 150,000 mije euro, për shkak të absurditetit të operatoreve ekonomik dhe ofertave të tyre manipuluse dhe të dyfishta në si AK duke u bazuar në nën 62 pike 2.1 të LPP’së kërkojmë anulimin e kontratës”.
Mirëpo ky rekomandim mbeti vetëm një letër për në kosh të mbeturinave; përball konsorciumit në krye me kompaninë “Bujar Shabani B.I” e njohur ndryshe si kompania Bageri e cila vazhdon të tregohet e sukseshme pothuajse në secilin tender që aplikon në Komunën e Mitrovicës që udhëhiqet nga Bedri Hamza.
Pra ofeta e cila e cilësua si “Manipuluse dhe e dyfishtë” nga zyrtari i prokurimit, Haxhimey Ferati, ky i fundit afër katër muaj më vonë sëbashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës kanë nënshkruar kontratën në fjale me të njejten ofertë me OE “Bujar Shabani B.I.; El-Bau shpk dhe NNSH World Medium”. Në dokumentin që posedon portali rajoni.org; nënshkrimi është bërë 31 tetor të këtij viti.
Pra oferta e këtij grupi të operatorëve ekonomik që kanë nënshkruar tenderin është 699,854 mije euro, e që është mbi 149,000 mije euro mbi çmimin e parashikuar të kontratës, pasi që me rastin e shpalljes së tenderit çmimi i dhënies së tij ishte parashikuar nga komuna të jetë 550 mijë euro.
Kujtojmë që i njejti tender – 1 vit me parë kishtë dalur me vlerë të parashikuar prej 300 mije eurosh
LEXO EDHE:
Portali Rajoni.org, ka raportuar edhe me herët për tenderet e dyshimtë në Komunën e Mitrovicës – për dyshimet për kurdisje, keqperdorime e manipulime.
Tenderi me shumë dyshime që Komuna e Mitrovicës e dha, zyrtaret po frikësohen t’a nënshkruajnë!?
Sot fillon ndërtimi i biblotekës në Mitrovicë, tenderi u dha 174 mije euro mbi vlerën e parashikuar