E enjte, 24 Tetor, 2024

Vajza e Nikolla Sanduloviqit bën homazhe në Prekaz

Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishin lulet që la, Klara, mbi varrin e Blerina Jasharit.

Bashkë me të ishte edhe, Mihjallo Teajkovi, nënkryetari i partisë se Sandulloviqit.

Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.

Ai pastaj është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të cilin e torturuan.

Pamje ekskluzive nga vizita e delegacionit serb në Prekaz

Facebook
Twitter
Pinterest

Portali rajoni.org pak me pare raportoi së një  delegacion me shtetas Serb pas pak pritet të zbarkoj në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Rajoni ka siguruar pamje nga vizita në Prekaz e këtij delegacioni të përbërë nga tre serb të cilët ishin të shoqëruar edhe nga policia e Kosovës me masa të rrepta të sigurisë.

Rajoni ka mësuar së për një gje të tille kanë qenë të informuar edhe organet e sigurisë të cilët edhe i kanë shtuar masat gjatë vizitës së tyre.

Portali rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:


Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer