E premte, 8 Nëntor, 2024

Dyshime për favorizime dhe kurdisje në tenderin 300 mije eurosh në Klinë, kontestohet në OSHP

Komuna e Klinës me 30 korrik të këtij viti e ka pezulluar tenderin për “hartimin e projekteve zbatuese”, për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), zbulon portali rajoni.org.

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime për tenderin i parashikuar në vlerë prej 300,000.00 euro, pasiqë pretendohet së në mënyrë të kundërligjshme ka rekomanduar për kontratë Grupin e Operatorëve Ekonomik të pa përgjegjshëm i cili nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Autoritetit Kontraktues (AK-së) të vendosura në Njoftim për kontratë (NJK) dhe në Dosje te Tenderit (DT).

Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, “Arhiko.ing SHPK”, një kompani private me bazë në Prishtinë, ka paraqitur dëshmi mbi favorizimin që i është bërë grupit të operatëve ekonomik “Nil engineering shpk dhe GEO – Map”.

“Në mënyrë te kundërligjshme na ka shpallur të pa Suksesshëm në kete aktivitet i prokurimit pasi qe i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e Autoritetit Kontraktues (AK-së) të vendosura ne Njoftim për kontrate (NJK) dhe në Dosje te Tenderit (DT.) dhe 2.Në mënyrë të kundërligjshme ka rekomanduar për kontratë Grupin e Operatorëve Ekonomik të pa
përgjegjshëm i cili nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Autoritetit Kontraktues (AK-së) të vendosura në Njoftim për kontratë (NJK) dhe në Dosje te Tenderit (DT), thuhet në një nga pikat e pretendimeve të ngritura nga ankuesi në OSHP, transmeton portali rajoni.org.

Tutje në ankesën “Arhiko.ing SHPK”, ka paraqitur dëshmi mbi dyshimet për përshtatjen e kritereve të tenderit për një operator ekonomik.

” Duke e parë favorizimin që është bërë ne këtë procedure të tenderimit tek ne lind vetëm dyshimi që kjo procedure e tenderimit është nje procedura e cila është proceduar për një operatore ekonomik, si dhe lindin dyshimet për bashkëpunim, pasi që ne si kompani kemi ofruar çmimet të cilat janë çmime të tregut të cilat i shihni edhe me lartë të analizuar dhe diferencën e tyre, kurse çmimet e ofruara nga operatoret ekonomik në fjale, lindin dyshimet se si do të kryhen këto shërbime, me çfarë profesionalizmi apo është e kurdisur edhe paramasa që të punohet një pozicion ku OE i shpallur fitues ka çmim më të favorshëm duke e përfshire edhe njësin kërkuese të hartimit të paramasave”.

LEXO EDHE:

“Juve ju është dhënë kontrata”, Komuna e Klinës njofton kompaninë fituese për dhënien e tenderit me çmim 62 mije euro me të shtrenjtë se oferta me e lire

“Nuk ishtë me e lira”, Kompania e familjes së Sylejman Selimit shpërblehet me tender afër 850 mije euro

Biznesmeni nga Klina futet në listë të zezë të OSHP’së

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer