E premte, 3 Maj, 2024

“Juve ju është dhënë kontrata”, Komuna e Klinës njofton kompaninë fituese për dhënien e tenderit me çmim 62 mije euro me të shtrenjtë se oferta me e lire

Komuna e Klinës ka njoftuar se ka shpallur fituesin e tenderit “Shtepia për perkujdesje të personave të moshuar”.

Megjithatë kjo komunë e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmerin e Kosovës e ka tejkaluar vlerën e parashikuar të buxhetit prej 45,000 euro, raporton portali rajoni.org.

E po ashtu kjo kontratë në bazë të llogaritjeve, del se Komuna e Klinës do t’i japë 62,343 euro më shumë fituesit të tenderit, se sa çmimi më i ulët i ofruar nga kompania në garë.

Siç bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, tenderin për ndërtimin e kësaj shtëpie e ka fituar grupi i operatoreve ekonomik “Rea shpk, AAG Projekt”

Komuna e Klinës – kontratën në fjale e ka parashikuar vlerën prej 495,000 mije euro, mirëpo tenderi i është dhënë kompanisë grupit të operatoreve ekomik “Rea shpk, AAG Projekt” me çmim prej 540,000 mijë euro.

Tenderi ju dha konsorciumit ekonomik mbi vlerë të parashikuar ani se oferta e tyre nuk ishtë më e lira

Grupi i operatoreve ekonomik “Rea shpk, AAG Projekt” u shpallen fitues edhe pse kishte biznese të tjera që ofertuan më lirë dhe ishin nën çmimin e vlerës së parashikuar.

Konsorciumi “AAB Construction shpk Arhico ING Mirusha Company Kline” konkurroi me një çmim prej 477,657 mijë euro.

Kompania “Arvi Trade” konkurroi me 489,317.55 euro, konsorciumiRexha shpk, Lura shpk” ofertoi 543,085.70 kurse kompania “Construction shpk” ofertoi me çmim 593,000 euro.

Fituesit e tenderit “Rea shpk, AAG Projekt” ofertoj me çmim 540,000 mijë euro – çmim me të cilin edhe u shpallen fitues, e në bazë të llogaritjeve del se Klina do t’i japë 62,343 euro më shumë fituesit të tenderit, se sa çmimi më i ulët i ofruar nga kompania e lartëpërmendur.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer