Komuna e Klinës e udhëhequr nga Zenun Elezaj i AAK’së e ka dhënë tenderin për shënjezimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, raporton portali rajoni.org.
“Shënjezimi horizontal dhe vertikal” është emri i tenderit.
Fitues i tenderit është shpallur kompania që ofertoi me së shtrenjti “Er-Lis shpk” me bazë në Suharekë, anisë 5 kompani kishin ofertuar me lirë se kompania ofertues. Kjo kompani ka ofertuar 63,330€.
Ofertën me të lirë në këtë tender e kishte ofertuar kompania “Limit L&B shpk” e cila kishte ofertuar 45,555.54€ apo mbi 39% me lire së oferta fituese, transmeton portali rajoni.org.
Po ashtu me lire ofertuan edhe kompania “Sinjalizini shpk” 54,450€, kompania “NSH Liriu” 46,665€, kompania “Malsija Company” 55,790€ dhe grupi i operatoreve ekonomik “Sigon shpk, Sinjal shpk” 62,283€.
Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është nxjerr me 15 gusht 2025 dhe mbartë nënshkrimin e zyrtarit përgjegjës të prokurimit, Labinot Morina./Rajoni.org/
LEXO EDHE: