Thursday, November 20, 2025

Ky është kundërshtari i Kosovës në plejofin e Botërorit

Sot në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti për play-offin që çon në Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndaj Sllovakisë, shkruan Indeksonline

Në rast se fiton, luan me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale pritet të zhvillohen nga data 26 mars dhe më 31 mars.

Kujtojmë që Kosova e mbylli fazën kualifikuese në pozitën e dytë, ku kishte kundërshtarë, si: Zvicra, Sllovenia dhe Suedia.

Kupa e Botës 2026 mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer