Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor e udhëhequr nga Fitore Pacolli ka realizuar dy tender me vlerë 442,394.78€ përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një procedurë që shpesh kritikohet për mungesë transparence, shkruan portali rajoni.org.
Kontrata e parë është “Punë shtesë-Kontratën “Hartimi i Projektit Kryesor per Ndertimin e” Digës së Pollatës – Podujevë” me vlerën 200,000€ do të lidhet me grupin e operatoreve ekonomik “Infra Plus, ES Projekt Muhendislik Musavirlik LTD.STI, CEMA Enginering and Project Ing.
Ndersa Kontrata e dytë është “Ri-tender stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën Nacionale N25, segmenti Shtimë-Prizren, lokacioni Carralevë në stacionazhën 2+690-2+768” me vlerën 243,394.78€ e cila do të lidhet me grupin e opareatoreve ekoniomik “Papenburg Company & Adriani Company”.
Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues për kontratën e dytë është lëshuar me 3 prill 2026, ndërsa për kontratën e parë me 10 prill 2026.
Të dy kontratat mbartin nënshkrimin e zyrtarit përgjegjës të prokurimit Ndriçim Mustafa, shkruan rajoni.org.


Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:
1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.
2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.
3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.
4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/
Foto kryesore e artikullit: Fitore Pacolli – Pamjet në prapavijë: Ilustrim