Friday, February 6, 2026

Komuna e Obiliqit ia vazhdon mandatin motrës së u.d. të Kryeshefit të KEK-ut, ndërkaq anëtarët e tjerë të Bordit të NPL “Kastrioti” shkarkohen

Nita Hashanit i është vazhduar mandati si kryesuese e Bordit të Ndërmarrjes Publike Lokale NPL “Kastrioti”. Ajo do të vazhdojë ta ushtrojë këtë funksion edhe pas ndryshimeve të fundit në përbërjen e Bordit, ndonëse anëtarët e tjerë janë shkarkuar nga qeverisja e re komunale.

Hashani, e cila është motra e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashanit, është konfirmuar se po ushtron këtë pozitë edhe përmes një njoftimi zyrtar të Komunës së Obiliqit.

Në këtë njoftim thuhet se nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, ka realizuar një vizitë në NPL “Kastrioti”, ku ka shkuar për të uruar marrjen e mandatit nga ushtruesi i ri i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe anëtarëve të rinj të Bordit të Drejtorëve, ku Nita Hashani përmendet si kryesuese e Bordit.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer