Wednesday, February 11, 2026

Termeti, Komuna e Skenderajt del me njoftim

Pas termetit që goditi vendin Kmuan e Skenderajt ka njoftuar se nuk ka ndonjë të lënduar.

“Deri në këto momente nuk ka raportime për të lënduar apo dëme. Institucionet përkatëse janë duke e monitoruar situatën në vazhdimësi.”,thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT RRETH TËRMETIT

Të nderuar qytetarë të Skenderajt,

Sonte, rreth orës 22:05, një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur juglindjen e Kosovës (zona Prizren–Shtërpcë). Lëkundjet janë ndier edhe në disa pjesë të tjera të vendit përfshirë Skenderajn.

Deri në këto momente nuk ka raportime për të lënduar apo dëme. Institucionet përkatëse janë duke e monitoruar situatën në vazhdimësi.

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë tuaj:

Në rast të lëkundjeve të tjera, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien.

Brenda ambienteve, strehohuni nën tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.

Pas lëkundjeve, dilni me kujdes në hapësira të hapura.

Mos përdorni ashensorët dhe shmangni lëvizjet e panevojshme.

Kontrolloni banesat dhe ndihmoni personat që kanë nevojë.

Informohuni vetëm nga burime zyrtare.

Çdo informacion i ri do të bëhet publik përmes kanaleve tona zyrtare, përfshirë rrjetet sociale.

Për raste emergjente, kontaktoni:

Policinë e Kosovës 192, Zjarrfikësit 193 dhe Ndihmën e Shpejtë 194.

Siguria e qytetarëve mbetet prioritet i yni.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer