Thursday, February 12, 2026

“Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt” – Lladrovci kritikon partitë politike, edhe PDK-në: Ka mundur të bëj veprime më të mençura

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me anë të një postimi ka reaguar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lladrovci në postimin e tij kritikoi partitë politike që ia humbën Kosovës një vit me bllokadën e shkaktuar, transmeton lajmi.net.

Ai kritikoi edhe partinë e tij, PDK-në që i ka kontribuar kësaj situate.

“E morën vesh të gjithë se kaloi një “vit i mbrapshtë” për Kosovën, viti më i rëndë pas Pavarësisë tonë. Kontributi për këtë “politikë”, nuk mund t’i hiqet opozitës e as PDK-së, sepse, mund të bënte veprime politike shumë më të mënçura.”, tha Lladrovci ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

E morën vesh të gjithë se kaloi një “vit i mbrapshtë” për Kosovën, viti më i rëndë pas Pavarësisë tonë.

Kontributi për këtë “politikë”, nuk mund t’i hiqet opozitës e as PDK-së, sepse, mund të bënte veprime politike shumë më të mënçura.

Megjithëse një kandidaturë nuk kaloi për një vit, tashmë, u votua Albulena, e njëjta kandidaturë pas një viti të humbur, çka tash?

Gjeneralët pas luftës nuk kanë lavdi, as gjykimi pas ngjarjeve, por, seanca konstituive e përbërjes së 10-të kuvendore, duhet të jetë mësim për egoistët e profiterët politikë.

Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt.

Uroj që Kryeparlamentarja t’i mbaj fjalët për heronjtë tanë të luftës e paqes, ndërsa PDK uroj të mbaj shënim e të mos i përsëris gabimet për të cilat populli thotë “për inati të resë më vdektë djali”.

Presim lirimin nga akuzat absurde të heronjve tanë të luftës dhe paqes, vizioni i PDK-së si konstantë e shtetit dhe Kosova do të marrin energji të reja dhe qartësi për sot e për nesër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer