Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Ademi nga fshati Dritan i Komunës së Drenasit, shkruan rajoni.org.
I ndjeri Skender Ademi ka dhënë kontribut të çmuar në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u rreshtuar me përkushtim e guxim në radhët e luftëtarëve të lirisë.
Lajmin për vdekjen e Skenderit e ka dhënë kreu i Organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, Dega Drenas, Enver Hajdari.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, ditë e enjte, më 19.02.2026, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Ademi, në Dritan (Dobroshec), komuna e Drenas.