Korporata Energjetike e Kosovës e cila udhehiqet nga UD Kryshefi Gramos Hashani e ka shpallur fituesin e tenderit “Furnizim me rule për paisje xehtare” kompaninë që aktivitet primar e ka përpunimin e salcave dhe erëzave, shkruan rajoni.org.
Fituese e tenderit është shpallur oferta e kompanisë “A-D-E Group Sh.P.K.” me çmim 1,131,490.20 €. Në këtë procedurë tenderimi kanë marrë pjesë edhe gjashtë kompani të tjera, ku dy prej tyre kanë ofertuar çmime më të ulëta se oferta fituese.
Bëhet fjalë për kompaninë “RIMA Engineering Group”, me çmim 994,855.00 €, dhe kompaninë “ECO Clean Corporation Sh.P.K.”, me çmim 942,407.00 €.

Por kush është Kompania “A-D-E Group Sh.P.K.”
Kompania “A-D-E Group Sh.P.K.” sipas ARBK’së është e regjistruar me 17.05.2017 dhe e njejta është pronë e Fatmire Gashit dhe Bashkim Gashit me nga 50% dhe ka kapital 365,000€.
Sipas, ARBK’së kompania “A-D-E Group Sh.P.K.” aktivitet primar e ka përpunimin e erëzave dhe salceve, ndërsa aktivitet sekondar e ka përpunimin e çajit dhe kafes.
