Saturday, February 21, 2026

Vdes ish ushtari i UÇK’së, TMK’së dhe FSK’së nga Skenderaji, babën dhe axhën i’a kishin vrarë serbet

Mbrëmë në oret e vona ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaz Selimi nga fshati Kuqicë i Komunës së Skenderaj, shkruan rajoni.org.

Milaz Selimi ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, duke marrë pjesë në shumë beteja të rëndësishme për çlirimin e vendit. Ai nuk u tërhoq asnjëherë përballë rrezikut, sepse për të liria ishte më e shtrenjtë se vetë jeta.

Dhimbja e tij ishte edhe më e madhe, sepse armiku serb i kishte vrarë babën Rizahin dhe axhën Mustafen, plagë që nuk shërohen kurrë, por që e forcuan edhe më shumë në rrugën e tij të qëndresës. Ai vinte nga një familje me tradita të thella patriotike e atdhetare, ku dashuria për vendin trashëgohej brez pas brezi.

Pas luftës, ai vazhdoi të shërbente me nder si pjesëtar i Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të sigurisë së vendit.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhe familjarët në rrjetin social facebook.

Varrimi i Milazit bëhet sot ne ora 16:00, në varrezat e lagjes Selimi ne fshatin Kuqicë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer