Wednesday, February 25, 2026

Spiropali në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën

Vizitën e saj zyrtare, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo është shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, e ku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy Ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prejRifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.

Postimi i plotë:

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer