Friday, February 27, 2026

Sokol Havolli edhe një mandat në krye të Drejtorisë për investime kapitale në Prishtinë

Sokol Havolli ka njoftuar se është emëruar edhe për një mandat në krye të Drejtorisë për investime kapitale në kryeqytet. 

Ai ka thënë se me përkushtim të plotë, do të punojë që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi.

“Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete”, ka shkruar Havolli.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ende nuk e ka paraqitur kabinetin e tij me të cilin do të qeverisë për katër vjetët e ardhshëm, pavarësisht se kanë kaluar mbi 100 ditë që nga rizgjedhja e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer