Saturday, February 28, 2026

Arian Tahiri i bën bashkë Lushtakun e Lladrovcin në përvjetorin e betejës së Qirezit dhe Likoshanit

Sot, në përvjetorin e 28-të të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, po bëhen homazhe pranë varrezave të martirëve në këtë lokalitet të Drenicës.

Homazhe në Qirez e Likoshanë kanë bërë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton Veriu.info.

Edhe përkundër akuzave e kundërakuzave të bëra mes njëri tjetrit viteve të fundit, sidomos në zgjedhjet e tetorit, ata sot janë parë së bashku duke bërë homazhe për të rënit e lirisë më 28 shkurt 1998, të cilit ishin masakruar barbarisht nga forcat okupatore serbe.

Veriu.info mëson se bashkimi i tyre ka ardhur me lobimin e deputetit të PDK-së, Arian Tahiri, i cili ka arritur që t’i bëjë bashkë Lushtaku e Lladrovcin në këtë përvjetor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer