Saturday, February 28, 2026

Bedri Hamza për takimin me Kurtin: Kërkuam që president të zgjidhet i propozuari i PDK-së, presim lëvizje nga ai

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se pas takimit me Kurtin, kanë dhënë ofertën e fundit dhe konkrete për të shmangur zgjedhjet, dhe kjo ofertë është që të zgjidhet për president kandidati i propozuar nga PDK.

“Sot në takimin e dytë që pata me z. Kurti pas mbledhjes së partisë, si PDK dhamë mundësinë e fundit dhe konkrete, kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK që të garantohet stabilitet institucional”, ka thënë Hamza.

Hamza thotë se me këtë, PDK vlerëson se ka përmbushur kontributin e saj.

“Me këtë ofertë do të bëhet në frymën e përgjegjësisë dhe për të mos lënë vend për krizë. PDK vlerëson se kontributi ynë është përmbushur”, ka shtuar ai.

Hamza ka thënë se nga sot s’do të ndërmarrin asnjë veprim nga sot, dhe presin veprime nga Kurti dhe LVV.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer