E premte, 15 Nëntor, 2024

Asfaltimi i shtresës së dytë të rrugës “Lah Nimani” në Mitrovicë, Tahiri: Po i japin pamje të mrekullueshme njërës prej rrugëve kryesore

Sot është asfaltuar edhe shtresa e dytë e rrugës “Lah Nimani” në Mitrovicë.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se punimet që i janë afruar fundit, po i japin një “pamje të mrekullueshme” kësaj rruge.

“Punimet që i janë afruar fundit, po i japin një pamje të mrekullueshme një prej rrugëve kryesore të qytetit, e cila për shumë vite ishte kthyer në problem për qytetarët”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe dy prona që kjo rrugë të hapet tërësisht.

“Ne jemi të vendosur për t’i trajtuar ato në mënyrën e duhur, që të mos kthehen në problem për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Kemi qenë të vetëdijshëm që trajtimi i të gjitha rrugëve të qendrës së qytetit ka vështirësi të mëdha, pasi ka shumë prona dhe probleme të vjetra”, ka thënë tutje Tahiri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer