E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

EKSKLUZIVE: Kjo kompani në Drenas nuk e respekton kontraten afër 400 mije eurosh të nenshkruar me Komunën

Tash e dy vite kompania KosovaMed ka nenshkruar nje kontrate të majme me komunen e Drenasit dhe QKMF’në për shërbime shëndetësore shtepiake dhe ambulantore në vlerë hiç me pak se 373 mije e 200 euro, shkruan portali rajoni.org.

Por, sipas ankesave të qytetarëve, kjo kompani nuk po i përmbush si duhet detyrimet e veta që derivojnë nga kontrata.

LEXO EDHE: Komuna e Drenasit brenda 24 orë i nënshkruan dy tendera me kompanine e të afërmit të Ramiz Lladrovcit, vlera mbi gjysmë milioni euro

Edhe pse orari i tyre është 12 orësh nga ora 8:00 deri në ora 20:00, megjithatë – ata nuk po i përgjigjen qytetarëve për nevojat e tyre.

Hiç me larg se dje me datë 17.07.2023 rreth orës 15:00, ky operator nuk i është përgjigjur pozitivisht familjes Mo… nga Gllobari për ndërrim të kateterit urinar.

Kjo kompani nuk ofron shërbime të EKG së dhe Ultrazërit edhe pse e kanë obligim nga kontrata.

Sterilizimin e instrumenteve dhe materialit harxhues e bëjnë në QKMF, ani pse sipas kontratës ata për këtë janë paguar mjaftë shumë.

Po ashtu sipas se njejtës kontratë, numri i paraparë i punëtorëve të angazhuar është 17, por kjo kompani po operon me staf të reduktuar, [ 3 mjek dhe 1 shofer].

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer