Kompania “Fer-Petrol” vazhdon të tregohet e sukseshme në secilin tender që aplikon në Komunën e Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci i PDK-së, zbulon portali rajoni.org
Kjo kompani brenda 1 ditë (30 dhe 31 maji 2023) i ka nënshkruar 2 tenderë nga komuna e Drenasit, në shumën totale prej mbi 577 mijë euro.
Kontratat e fituara nga kompania “Fer Petrol” janë për mirëmbajtje dhe ndërtim të rrugëve.
Tenderin e parë qe e ka nënshkruar kontraten “Fer-Petrol” me komunën e Drenasit është e datës 30 maj [2023], ku vlera e përgjithshme e kontratës është 329 mijë euro. Pra kjo kompani është shpallur fituese si grup i OE sebashku me kompaninë “N.N.SH World Medium” për Asfalltimin e rrugës Llapushnik, Poterk, Vukovc, Asfaltimi i rrugës në fshatin komorani, ll, lll dhe asfalltimi i rrugës në fshatin Sankoc, Fushticë e Eperme dhe Ulët dhe është projekt dy vjeçar.
Ndërsa tenderin tjetër kjo kompani e ka nënshkruar një ditë pas, 31 maj [2023] dhe behët fjale për asfaltimin e rrugeve në fshatin Verbovc, Shtuticë, Polluzhe dhe Asfaltimi i rruges ne fshatin terstenik l, ll dhe Gllobaar. Vlera e përgjithshme e këtij tenderi është 248 mijë euro.
FER PETROL dhe Ramiz Lladrovci – historiku sipas mediave qendrore!
Kompania Fer Petrol përveç si përfitues i madh i tenderëve në Komunën e Drenasit, pronari i saj njihet edhe për afërsinë e tij të madhe me kryetarin e kësaj komuna, Ramiz Lladrovcin e PDK-së.
E si duket kjo afërsi dyshohet të jetë “formula e suksesit” që “Fer Petrol” të fitojë në secilin tender që aplikon në Komunën e Drenasit.
Kujtojmë qe kjo kompani, brenda një viti, në periudhën 2018/2019, i ka fituar gjithsej 20 tenderë nga komuna që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci. Vlera e tyre, vetëm në këtë periudhe 1 vjeçare, e kalon mbi 1 milion e gjysmë Euro. Kontratat e fituara nga kompania “Fer Petrol” i Mehdi Gjoka janë kryesisht për mirëmbajtje dhe ndërtim të rrugëve.