E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Identifikohet personi që u gjet pa shenja jete ,ishte larguar nga shtëpia mbrëmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vernicë të komunës së Vushtrrisë, ku një person i moshuar është gjetur pa shenja jete te një lum. Identiteti i viktimës fillimisht nuk ishte i ditur, mirëpo pas veprimeve hetimore është arritur që ai të identifikohet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Jetulla Shala, 84-vjeçar.

Të ndjerin e kanë identifikuar familjarët, sipas të cilëve, viktima ka pasur probleme me harresën dhe i njëjti mbrëmë ishte larguar nga shtëpia e tij në rrugën ‘Hajr Haxhia’ në Mitrovicë.Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të moshuarit dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer