E shtunë, 28 Shtator, 2024

Keqperdorimet prej dhjetëra mijera eurosh, Gjenerali Nuredin Lushtaku i bënë ftesë publike organëve gjyqësore qe të e hetojë pushtetin Nura!

Gjenerali Nuredin Lushtaku, ka vazhduar qe të i denoncoj keqperdorimet qe po ndodhin në qytetin e Skenderajt nga qeverisja  e binomit Nura&Lushtaku, raporton portali rajoni.org.

LEXO EDHE: Skenderaj në garë me minioritetët për komunën me të pazhvilluar? Shënohet ‘rekord’ i shuarjes së bizneseve në këtë qytet

Ai në rrjetin social facebook ka zbuluar dallaveret qe po bëhen me bonuse dhe koficiente për ndërtim qe ndryshe i ka quajtur si “aksham pazari”.

Lushtaku tutje ka thënë se keqperdorimi po ndodh për shkak të larjës se borxheve të fushatës zgjedhore.

LEXO EDHE: “Keqpërdorim me buxhetin”, Musliu udhëtoi në Kroaci me para të Komunës së Skenderajt (Dokument)

Ndërsa në fund të tekstik ai i ka bërë ftesë të gjitha organeve kompetente qe ti ndalin këto krime ekonomike qe po ndodhin nga pushteti i Skenderajt .

Postimi i plotë:

Koeficient dhe bonuse si në “Aksham Pazar”,   1 Ari park 11,996 Euro, kaq nuk kushton me e ble edhe pronën

Ky është keqpërdorimi i radhës për larjen e borxheve të fushatës zgjedhore, fushatë në të cilën u hargjuan miliona euro për t’i manipuluar zgjedhjet.

Përfaqësuesit e komunës së Skënderajt nuk po dinë të ndalën duke keqpërdorur gjithçka që ju del përpara, madje  duke shkelur edhe marrëveshjet të cilat i përpilojnë vetë. Në Marrëveshjën e Zhvillimit siç e quajnë me nr. protokolli 02-351/01-006340/22 të datës 23.12.2022 është  shkelur   neni 3 pika 3.3 ku operatori ekonomik sipas planit dinamik do duhej t’i përmbushte obligimet brenda 6 mujorit të parë të vitit 2023 dhe sipas gjëndjes faktike në terren janë largë realizimit të kësaj marrëveshje.

Por fatkeqësia e gjithë kësaj është sepse Bonuset ipen me qëllim të keqpërdorimit, pa pasur një rregullore të brendshme komunale gjë e cila përbën shkelje të ligjit.

Operatorit Ekonomik i jepet koeficient ndërtimi nga 3 në 5, pothuajse 100% ngritje e koeficientit.

Më poshtë do t’jua paraqesim skemen e keqpërdorimit që e ka bërë komuna në rastin konkret:

Fillimisht mundohen që dy projekte të i paraqesin si tri projekte “Ndërtimi i parkut për fëmijë” nën gjykatën themelore në Skënderaj në vlerë 59,980.00 Euro , “Ndërtimi i Sahat Kullës së Qytetit të Skënderajt” 27,134.00 Euro dhe “Parteri i Sahat Kullës” (hapsira përreth Sahat Kullës) 21,126.00 Euro. Ku Sahat Kulla dhe Parteri do duhej të paraqitej realisht si një projekt i vetëm këta i kanë paraqitur si dy projekte.

Vlera totale e këtyre projekteve është 180,254.00 Euro,  ndërsa Operatori Ekonomik do të investoj vlerën 108,240.00 Euro ku me diferencen prej 72,000 Euro para të Komunës do të realizohen këto projekte ndërsa pushtetarët do të i fusin në xhepat e tyre të pistë 108,240.00 Euro kjo është hajni tipike.

Ndërtimi i parkut për fëmijë 59,980.00 Euro (5 Ari  / 59,980 = 11, 996 Euro për ari) dmth 11,996 Euro i kushton 1 Ari park udhëheqjes  së Skënderajt. Ndërsa dy projektet tjera siç i quajn këta ende nuk kanë filluar:  Ndërtimi i Sahat Kullës të Qytetit 27,134. 00 Euro dhe  Parteri i Sahat Kullës  21,126.00 Euro.

I bëjmë thirrje Krimeve Ekonomike, prokurorisë dhe Gjykatave që ta ndalin këtë krim që po bëhet nga udhëheqja komunale e Skenderajt.

N.L

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer