E martë, 7 Maj, 2024

Skenderaj në garë me minioritetët për komunën me të pazhvilluar? Shënohet ‘rekord’ i shuarjes së bizneseve në këtë qytet

Qytetarët e Kosovës janë përballur me çmime vitin e kaluar, megjithatë, bizneset kanë vazhduar të punojnë, përkundër sfidave përgjatë vitit 2022. Ky argument siç duket vlen vetëm për Komunat e tjera të Kosovës, por jo edhe për atë të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Pas 4 viteve pa pushtet binomi Nura&Lushtaku u rikthye serish në krye të Skenderajt, kësaj rradhë duke premtuar zhvillimin ekonomike dhe lulëzimin e këtij qyteti, megjithatë, ky premtim po del të jetë vetëm ‘mashtrim’ i radhës për votuesit e saj.

Nën qeverisjen e Nurës dhe vartësit të tij Lushtakut, Skenderaj jo qe nuk ka “lulëzuar” ekonomikisht – por ka bërë të kundërten e saj, ka shënuar progres rekord të shuarjes se bizneseve dhe stigmatizimin e kësaj sfere.

Ky pushtet siç duket mbjellë frikë tek Bizneset sepse ndryshe nuk ka si të shpjegohet që Skënderaj të këtë shuarje të bizneseve për rreth 60% më shumë sesa viti paraprak.

Skenderaj përveç betonizimit të saj, ka mbetur shkret – nuk ka njerëz, rinia po ikën, profesionistet nuk duan të kenë punë me këtë pushtet dhe se padrejtësia është bërë për qytetarët e bizneset sikurse semundja e kancerit malinje.

Dardan Hasku, eksperti i rrjeteve sociale, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë Tatimore të Kosovës, ka shfaqur komunat me qarkullimin më të madh ekonomik në vend gjatë vitit 2022. Përveç qarkullimit vjetor, tebela tregon edhe zhvillimin e pabarabartë të regjioneve të Kosovës.

Çka na thonë numrat?

Komuna e Skenderajt vazhdon të mbetet shumë largë komunave me shumicë shqiptare sa i përket zhvillimit ekonomik, pra ky qytet renditet në vendin e 20.

Qarkullimi total i biznesve dhe OJQ-ve nëpër Komuna [Infografika]
Qarkullimi total i biznesve dhe OJQ-ve nëpër Komuna [Infografika]
Sipas të dhënave të ATK-së, të përpunuara nga Hasku, qarkullimi total i biznesve dhe OJQ-ve në Skenderaj ishte mbi 148 milionë euro, duke e renditur atë në pjesën e fundit të listës së komunave me qarkullim më të vogel në vitin 2022. Pra, nese kjo pjestohet për kokë banori del se komuna e Skenderajt shkonë në top komuant me të pa zhvilluara.

Paramendojeni qyteti i Vitise ka banorë shumë me pak ndërsa qarkullim ka dyfish me shumë se Komuna e Skenderajt; me gjithsëj 329 milionë.

Një tjetër statistik shqëtesuese është edhe lakorja e shuarjes se bizneseve; ku qe dy vite ky qytet qëndron kogja lartë në tabelë për bizneset e ç’regjistruara.

Numri i bizneseve të shuara sipas komunave gjatë vitit 2021-2022 [Infografika]
Numri i bizneseve të shuara sipas komunave gjatë vitit 2021-2022 [Infografika]

Portali rajoni.org ka kontaktuar, Besarta Mehaj – Ademi, drejtoresh e zhvillimit ekonomik në Komunën e Skenderajt e cila nuk ka dashur të deklarohet.

Ndonëse është shefe e sektorit përkatës megjithatë ajo i tha rajonit se nuk është personi kompetent dhe se na ‘mësoj’ se ku të drejtohemi dhe kush është personi adekuat për të folur në emër të komunës për mediat.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha - Ademi
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi

Rajoni lidhur me këtë qeshtje ka tëntuar të kontaktoj përmes telefonit edhe shefin e zyrës se informimit, Amir Lushtakun – por i njejti ka qenë i pa qasshem.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar qytetarët e Kosovës janë përballur me ngritjen e madhe të çmimeve të produkteve e kostos së jetës./A.F/Rajoni.org

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer