E hënë, 18 Nëntor, 2024

Kryetarin e kanë Ekonomist, megjithatë Mitrovicasit tenderat po i japin nga 174 mije euro mbi vlere të parashikuar

Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit te BIBLIOTEKES se Qytetit ‘Latif BERISHA’ në Mitrovicë me grupin e operatorëve ekonomik ”Triangle shpk; construction
shpk, hidro project”, shkruan portali rajoni.org

Oferta e këtij grupi të operatorëve ekonomik që fituan tenderin është 669,486 euro e që është 174,486 euro mbi çmimin e parashikuar të kontratës, pasi që me rastin e shpalljes së tenderit çmimi i dhënies së tij ishte parashikuar nga komuna të jetë 495 mijë euro.

 

 

Duke pasur parasysh qe Mitrovica udhehiqet nga një ekonomist mbetet enigmatike se si nuk është anuluar tenderi, ani pse neni  43.7 Rregullores Nr.001/2022 për Prokurim Publik (shkarko rregulloren e plotë KËTU), i mundësonte komunës të anulonte tenderin, për arsye se gjithë operatorët e përgjegjshëm ekonomik me ofertat e tyre e tejkalojnë buxhetin e parashikuar të AK (lexo: Autoritetit Kontraktues, në rastin konkret komunës së Mitrovicës), ku në këtë nen thuhet decidivisht:

43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:

  1. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK.

Kontrata është nënshkruar me 25 shtator, ndërsa punimet duhet të përfundojnë brenda 365 ditësh.

Kujtojmë qe portali Rajoni.org, ka raportuar edhe me herët për tenderet e dyshimtë në Komunën e Mitrovicës – për dyshimet për kurdisje, keqperdorime e manipulime.

LEXO EDHE:

Komuna e Mitrovicës shpall fitues të tenderit ofertuesin me çmim 98 mije euro me të shtrenjtë se oferta me e lire [DOKUMENT]

Pas raportimit të portalit rajoni për tenderin e dyshimtë me qente endacak në Mitrovicë, reagon edhe fondacioni për të drejtat e kafshëve…

“Për 2 muaj fiton tendera me mbi 1 milion e gjysme”, Komuna e Bedri Hamzës e bënë “kampion” të tenderave kompaninë e afërt me zv ministrin e Vetvëndosjes! [DOKUMENT]

Tenderi me shumë dyshime që Komuna e Mitrovicës e dha, zyrtaret po frikësohen t’a nënshkruajnë!?

Maskaradë me tender në Mitrovicë /Bujar Shabani ‘tërhiqet’, i mundësohet djalit fitimin e tenderit 100 mijë euro mbi ofertën më të lirë (Dokument)

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer