Të fundit:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë...

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme...
- Advertisement -

Përfundon në paraburgim 56-vjeçari që u kap me 3 kg drogë

- Advertisement -

Gazeta Sinjali dje ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Sebajdin Temaj nga Prizreni, i cili gjatë një bastisje që u zhvillua në shtëpinë e tij, u kap me mbi 3 kilogramë drogë dhe armë e municion. Pas arrestimit, Temaj është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se ndaj 56-vjeçarit i cili u arrestua dje, është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata e ka aprovuar kërkesën, duke ia caktuar të dyshuarit një muaj paraburgim.

Temaj hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

- Advertisement -

Ndryshe arrestimin e 56-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera ka bërë me dije edhe gjësendet që u sekuestruan gjatë bastisjes.

Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

  • Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё
  • pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.
  • Dy peshore digjitale
  • Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.
  • Pistoletë me njё karikator me 4 fishek
  • Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
  • Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave
  • narkotike.
  • Dyzet (40) stega plastike,
  • Dy (2) rolle me foli plastike,
  • Njё(1) rolle foli alumini,
  • Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -