Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket do të dintë të pergjigjej me se miri Ramiz Lladrovci dhe vartësit e tij, transmeton portali rajoni.org.
Pas raportimi të punësimit të të afermit të Ramiz Lladrovcit, punësimin e tre familjarëve të asamblistës Blerina Gashi, punësimin e vëllaut të drejtorësh Laureta Thaçi; si duket në listen e rehatimit të familjarëve – nuk la pa u përfshi edhe Rrezarta Prokshi.
Pra një emër tjetër që u punësua është edhe Manushaqe Prokshi.
Insajderi ka kuptuar ajo është motra e zyrtares se Kabinetit të Kryetarit, Rrrezarta Prokshi.
Zyrtarja e Komunës tha se nuk ka pasur ndikim që motra e saj ta fitoi këtë pozitë.
“Motra ime ka qenë e vetmja kandidate për pozitën në të cilën ka konkurruar. Kësisoj nuk ka pasur ndikim nga unë as nga askush tjetër. Për njoftim edhe unë isha kandidate për pozitën e infermieres në konkursin në fjalë por që nuk kam arritur të fitojë këtë vend të punës“, tha ajo për Insajderin.
LEXO EDHE:
Punësohet në QKMF edhe vellau i drejtoreshës se administratës se përgjithshmë të Drenasit!!
– Advertisement –