Burime të portalit rajoni.org brenda komunës së Mitrovicës kanë denoncuar konkursin e hapur nga komuna e Mitrovicës për poziten “Inspektor i Tregut”, shkruan portali rajoni.org.
Sipas tyre, dyshohet së kjo pozitë në këtë konkurs është e kurdisur, madje është përgaditur edhe terreni për punësimin e Zahir Ramës – i afërt dhe dost i drejtorit të inspeksionit në Mitrovicë.
Të njëjtat burime thonë së konkursi është hapur sa për sy e faqë pasiqë emri i të pranuarit veç dihet.
“Herën e parë ka dështu konkursi së është dekonspiru dhe janë frikësu me e vazhdu si procëdurë, por sërish këtë herë pritet që me pas sukses në rehatimin e dostit të drejtorit Valon Brahimi”, thotë ky burim i Rajonit.
Lidhur me këto pretendime, portali rajoni.org i ka shkruar drejtorit Valon Brahimi dhe zyres për informim të Komunës së Mitrovicës, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigjje.
Rajoni ka tentuar të kontaktoj edhe me Zahir Ramën, mirëpo i njëjti ka bllokuar rrjetin social “facebook”.