E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

“KRU “Mitrovica” shpall fitues të tenderit operatorin që nuk i plotëson kriteret”, lënda dorëzohet në OSHP

Ndërmarrja K.R.U. MITROVICA SH.A, ka dhënë tenderin për “Furnizimi dhe montimi me Klima Inverter 12000BTU dhe 9000BTU”, shkruan portali rajoni.org.

Në tenderin e K.R.U. MITROVICA SH.A, për Furnizimin dhe montimin me Klima Inverter 12000BTU dhe 9000BTU, kishin ofertuar dy operator ekonomik.

Me kontratë si ofertuesi me i lire me çmim 4,578 euro u shpërblye operatori “INFINITT SH.P.K.”

Mirëpo ndaj K.R.U. MITROVICA SH.A në OSHP, është dorëzuar ankesë nën dyshimet se nuk ka bërë vlerësim të drejtë dhe ka shpallur fitues një operator i cili nuk i plotëson kriteret.

“Vleresojme se INFINIt nuk e ka plotesuar keto dy kritere, OE i rekomanduar nuk ka sjell Katallog nga prodhuesi por nga distibutori per Kosoves, kete e themi me bindje sepse edhe vete OE ne pergjigje te letres standarde te AK ka cekur nder tjerash: “Sa I perket qeshtjes se specifikimeve teknike, katalogu I dorezuar eshte katalog te cilin e kemi pranuar nga distributor I klimave Chigo per Kosove kompania Rendimenti”. Shihet se OE i rekeomanduar nuk e ka plotesuar kerkesen e dosjes dhe kjo e bene oferten automatikisht te papergjegjshme, thuhet në ankesë.

Ndërkaq, në ankesë është renditur edhe një tjetër kriter që pretendohet se operatorti fitues nuk i plotëson.

“Ndersa sa i perket kerkeses nr.2 te Kapaciteti teknik dh profesioanl per te sjell garancion 24 muaj nga prodhuesi, aksund ne qasje te ofertes nuk kemi pasur deshmi se OE ka sjell garancion sipas kushteve qe AK i ka cekur ne dosje. Madje as pergjigjen e Kerkeses per rishqyrtim nuk na ka ofruar qasje ate dokument perveq qe e ka bere nje pershkrim te garancionit qe sipas AK e ka dhen OE. Pse nuk na eshte ofruar qasje garancione nuk e kemi te qarte ende”, thuhet në ankesë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer