Telekomi i Kosovës, përmes një kontrate të negociuar, ka realizuar blerjen e të drejtave për transmetimin e Kampionatit Botëror të Futbollit “Kupa e Botës 2026”, shkruan rajoni.org.
Sipas njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues, vlera e kësaj kontrate është 1,100,000 euro, ndërsa fituese e kontratës është shpallur kompania “Dividenta”, me seli në Tiranë.
Kontrata i siguron Telekomit të Kosovës të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Kupës së Botës 2026 për shikuesit në Kosovë.