Saturday, April 18, 2026

Driton Ajazi: Nuk harrohet sakrifica e Betejës së Gurit të Gradinës

Sot është përkujtuar një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beteja e Gurit të Gradinës, e zhvilluar më 18 prill 1999.

Në këtë përkujtim, nënkryetari i degës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka kujtuar sakrificën e madhe të luftëtarëve që ranë për lirinë e Kosovës, duke theksuar se në atë betejë heroike u mbrojtën rreth 100 mijë qytetarë të strehuar në bjeshkët e Berishës.

Në mesin e dëshmorëve të asaj beteje janë Halim Bajraktari, Mentor Morina, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Muhamet Gashi dhe Mentor Gashi. Po atë ditë, në beteja të tjera ranë edhe Azem Hajdari dhe Mehdi Fazliu.

Ajazi ka kujtuar veçanërisht dajën e tij, Mentor Gashi, i cili ishte vetëm 16 vjeç kur ra për lirinë e vendit.

Postimi:

Sot, përkujtuam njërën ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e 18 prillit 1999, Beteja e Gurit të Gradinës, ku jeta dhe vdekja ndaheshin vetëm nga një fije fati.

Në atë betejë heroike, duke i mbrojtur rreth 100 mijë qytetarë që ishin të strehuar në bjeshkët e Berishës, u përjetësuan në altarin e lirisë dëshmorët: Halim Bajraktari, Mentor Morina, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Muhamet Gashi dhe Mentor Gashi.

Po të njëjtën ditë, vetëm në beteja tjera, u përjetësuan edhe dëshmorët Azem Hajdari e Mehdi Fazliu.

Në mesin e këtyre dëshmorëve, ishte edhe daja im, Mentor Gashi, vetëm 16 vjeç.
Një djalë i ri në moshë, por i pjekur me idealin e lirisë.

Ai nuk jetoi për të parë lirinë, por falë tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, ne sot e jetojmë atë.
Gjaku i tyre është vula e përjetshme e çlirimit tonë.
Vetëflijimi i tyre është mesazhi më i madh i dashurisë për atdheun, i cili do na frymëzoj në çdo kohë neve dhe brezat që do vijnë pas nesh.

Lavdi e përjetshme!🇦🇱🇽🇰

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer