Sipas KEK-ut, rrjedhjet janë vërejtur rreth orës 10:00, ndërsa pas vlerësimeve teknike është konstatuar se vazhdimi i operimit nuk ishte i sigurt, për shkak të harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike.
KEK ka theksuar se, pavarësisht ndaljes së njësisë B1, furnizimi me energji elektrike për vendin është i siguruar.
Sipas njoftimit, aktualisht sistemi po operon në mënyrë stabile me katër njësi gjeneruese, duke realizuar prodhim ditor prej rreth 13,560 MWh, që mbulon 87.6 për qind të kërkesës totale për konsum.
Sipas parashikimeve të KESCO-s, kërkesa për ditën e nesërme është 15,471 MWh, ndërsa pjesa e mbetur e nevojave do të mbulohet përmes blerjes së energjisë në bursën ALPEX dhe shkëmbimit të energjisë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në bazë të marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit.
KEK ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për rikthimin e njësisë B1 në operim, pas përfundimit të kontrollave teknike.