Saturday, February 28, 2026

Bastisje në një lokal në Prishtinë – arrestohet Kushtrim Ramadani, kapet me kokainë, armë dhe para të gatshme

Ish asambleist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci ishte arrestuar para dy vite në Tiranë si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shqipëri. Më konkretisht, ata u kapën nga Policia e Tiranës me më shumë se 11 mijë doza ekstazi në vlerë prej rreth 400 mijë euro

Ndersa dje në një operacion të njësisë për hetimin e narkotikëve ka çuar në arrestimin e një personi në Prishtinë, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 19.02.2026 rreth orës 19:40, Njësia e DHTN-së në Prishtinë ka realizuar bastisje në një lokal (hamburger) në rrugën “Andrea Gropa”, pas informatave operative se pronari dyshohet për aktivitet të kundërligjshëm.

Gjatë aksionit është arrestuar Kushtrim Ramadani, rreth 34-vjeçar, ndërsa në lokal janë gjetur dhe sekuestruar:

Tri qese me substancë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 4 gramë

Një peshore digjitale

240 qese të zbrazëta, që dyshohet se shërbenin për paketim

Një revole Zastava

Një karikator me 3 fishekë, kalibër 25 Auto PPU
1300 euro para të gatshme

Dy telefona mobilë

Në koordinim me Prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Hetimet janë në vazhdim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer