Wednesday, February 25, 2026

Apel urgjent: Mitrovicasi Besmir Azemi kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së sapolindur

Një familje nga Mitrovica po përballet me një sfidë të rëndë jetësore dhe u bën thirrje qytetarëve për ndihmë humanitare.

Besmir Azemi ka kërkuar mbështetjen e njerëzve vullnetmirë për trajtimin e vajzës së tij të sapolindur, e cila erdhi në jetë të premten, më 20 shkurt 2026. Në vend që këto ditë të ishin më të lumturat për familjen, prindërit po përballen me një situatë të rëndë shëndetësore.

Sipas familjes, menjëherë pas lindjes mjekët kanë konstatuar një problem serioz në zemër, përkatësisht një çrregullim në arterien kryesore që furnizon trupin me gjak. Foshnja aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në kujdes intensiv në repartin e Neonatologjisë.


Mjekët kanë rekomanduar trajtim urgjent jashtë vendit, duke theksuar se çdo minutë është vendimtare për jetën e saj. Familja ka siguruar raportet mjekësore dhe është në proces të përgatitjes së dokumenteve përcjellëse dhe profaturës nga spitali.

Shuma e nevojshme për trajtimin dhe shpenzimet përcjellëse arrin rreth 100 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen në këtë moment. Sipas tyre, koha në dispozicion është shumë e kufizuar dhe vajza duhet të dërgohet për trajtim brenda 48 orëve.
Familja Azemi u bën apel të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë me çfarëdo shume, sado e vogël qoftë, si dhe të shpërndajnë thirrjen për ndihmë.

Të dhënat për ndihmë:
Emri: Besmir Azemi
Xhirollogaria: XK052027000159181672

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer