E premte, 15 Nëntor, 2024

Luajti titullar kundër Shqipërisë, rezulton se ka përdorur doping

Mbrojtësi i përfqasueses së Polonisë, Bartosz Salamon, pjesë e Lech Poznan në kampionatin polak, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të kryer pas ndeshjes së kthimit të skuadrës polake përballë suedezëve të Djurgårdens IF në Conference League, më 9 mars.

Mbrojtësi 31-vjeçar ishte titullar në ndeshjet që kuqezinjtë e humbën me rezultat minimal në Varshavë.

Sikurse njofton nëpërmjet një deklaratë klubi i Lech Poznanit, rezultatet e testit tregojnë praninë në gjak të substancës klortdalidone, që përdoret për trajtimin e tensionit të lartë, duke mos sjellë asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fizik të lojtarit.

Lojtari nuk është pezulluar dhe do të vazhdojë të luajë derisa çështja të zgjidhet plotësisht.

Klubi polak është i bindur në pafajësinë e lojtarit dhe kërkon “të mësohet se si lënda e zbuluar ka hyrë në trupin e futbollistit.

Lojtari nuk ka marrë asnjë medikament apo suplement dietik pa pëlqimin dhe konsultimin e stafit mjekësor të Lech Poznanit”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer