Siç duket qeverisja e Lladrovcit në Drenas gjatë këtyre tre muajve të këtoj viti ka shënuar vetëm një sukses; atë të punësimit të familjarëve, shkruan portali rajoni.org.
Pra, komuna e Drenasit e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci për tre muaj ka arritur të jetë një dështim; pasi qe për këtë periudhe kohore ka shpënzuar vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale.
Për dallim prej Ramiz Lladrovcit qe si duket gjatë këtyre muajve Drenicasëve u ka sjellur veq propagand – homolugu i tij nga Skenderaj në këtë aspekt qendron kogja mirë në rënditje.
Sipas raportit Komuna e Skenderajt qendron katërta në rënditje për me se shumti shpenzime për investime kapitale më 17%.
Këto të dhëna figurojnë në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31 mars 2023.
Vlen të përmendet se 16 komuna të vendit, nga 38 sa janë gjithsej nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.
Këto komuna janë: Fushë Kosova, Dragashi, Mamusha, Juniku, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica Veriore, Kaçaniku, Kamenica, Shtërpca, Ferizaj, Parteshi, Hani i Elezit, Kllokoti dhe Ranillugu.