Nënkryetari i degës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka kujtuar masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, duke theksuar se edhe pas 27 vitesh ende nuk është vënë drejtësi për krimet e kryera nga forcat serbe.
Ai tha se urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit nuk janë ndëshkuar asnjëherë, ndërsa kjo ngjarje tragjike mbetet një nga plagët më të rënda në kujtesën qytetare.
Sipas Ajazit, në Poklek u ekzekutuan dhe më pas u dogjën 54 qytetarë, 23 prej tyre fëmijë, ndërsa në Çikatovë të Vjetër u vranë edhe 24 qytetarë të tjerë, vetëm pse ishin shqiptarë.
“Dhimbja e familjeve që humbën më të dashurit e tyre është dhimbje e gjithë kombit”, ka shkruar Ajazi.