Skandalet në Drenas, nuk kanë të ndalur, pas ‘masakres’ qe u bë në QKMF – ku shumë vartës të Lladrovcit dhe dhe vetë ky i fundit i punësuan familjarët e tyrë, kësaj rradhe i erdhi rendi drejtorit të DKA’së, Muhamet Gjoka, shkruan portali rajoni.org.
Në dokumentin e publikuar nga Komuna e Drenasit, shihet se kandidatja F. Morina është përzgjedhur si mesimdhënëse në shkollën “Rasim Kiqina” – deri sa mësimdhënësi të kthehet nga funksioni publik.
Rajoni ka zbuluar ekskluzivisht se F. Morina është mbesa e drejtorit të DKA’së, Muhamet Gjoka.
Sipas dokumentit të publikuar nga Komuna e Drenasit, ajo punën e ka filluar në pushimët verore – pra saktesisht 21.06.2023.
Portali rajoni.org i ka dërguar pyetjet në adresë të drejtorit Gjoka lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ai edhe pas dy ditësh pritje.
Mes pyetjeve të dërguara, portali ka pyetur drejtorin Gjoka se a ka lidhje familjar me kandidatën e pranuar, dhe nese ka lidhje familjarë, çka e ka saktësisht – mirëpo nuk arritëm të marrin përgjigjje.
Por, çka thotë ligji për raste të tilla?
Praktika e punësimit të favorizuar paraqet shkelje të së paku Konventës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Neni i 6-të i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit specifikon se konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, te cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik, poashtu në nenin e 9-të të këtij ligji, pika 1.9. thotë se zyrtarit i ndalohet të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të tij apo interesit të personave të afërt.