E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Pas raportimit të portalit rajoni për tenderin e dyshimtë me qente endacak në Mitrovicë, reagon edhe fondacioni për të drejtat e kafshëve…

Portali rajoni.org, ditë me parë kishtë raportuar për një tendër të dyshimtë në Mitrovicë në vlerë prej 320 mije eurosh, ku grupi i operatoreve ekonomike ishtë shapllur fitues pa i plotesuar kriteret dhe kundërligjshem.

Konserciumi familjar ka kohe qe është shpallur fitues por qe pas raportimit të rajonit, Komuna e Mitrovicës po hëziton t’a nënshkruaj tash e disa jave.

Lidhur me këtë tender ka reaguar edhe fondacioni për të drejtat e kafshëve të cilët kanë thënë se e presin me padurim të shohin licencen e strehimorës të operatorit fitues të lëshuar nga AVUK.

“Komuna e Mitrovicës ka ndarë 320,000 € për tenderin për trajtimin e qenve në rrugë me metodën KSVL, si dhe ofrimin e strehimit për rreth 100 qen endacak. Fitues i këtij tenderi është shpallur DMV Avni Kadriu dhe djali i tij Blendor Kadriu, pronarë të subjekteve të veçanta veterinare por në kuadër të të njëjtit konsorcium familjar. Strehimorja/qendra e tyre është e licencuar nga AVUK si strehimore për qen, të cilën e presim me padurim ta shohim, pasi është strehimorja e parë e licencuar nga AVUK pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ (UA) 02/2023 për strehimoret, të miratuar nga MBPZHR në maj 2023”

“Sipas dispozitave të këtij UA, objektet e strehimit për t’u licencuar duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara në UA, me theks të veçantë në fuqinë punëtore të mjaftueshme, të trajnuar për kujdesin dhe trajtimin e duhur të kafshëve”.

“Gjithashtu kemi theksuar rëndësinë e një takimi me operatorin ekonomik (veterinar) për t’u informuar rreth strategjisë së funksionimit të strehimores. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të organizohet një takim i përbashkët ndërmjet operatorit, komunës dhe organizatave të shoqërisë civile, në mënyrë që të jemi të informuar për punën e planifikuar të operatorit.”

“Organizata jonë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në Mitrovicë që të monitorojnë situatën me trajtimin e qenve endacak, duke raportuar çdo parregullsi që hasin. Është detyrë e të gjithë komunitetit që të angazhohet për të siguruar efektivitetin e projekteve publike dhe shpenzimin efikas të fondeve publike”

“Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Komunës së Mitrovicës që të mbikëqyrë me kujdes funksionimin e qendrës/strehimores, duke siguruar respektimin obligimeve lligjore që mbështesin trajtimin dinjitoz dhe human të qenve”

Por çka kishtë raportuar portali rajoni.org,

Portali rajoni.org, një muaj me parë kishtë raportuar për një tender ku dy biznese lokale e kishin fituar tenderin me çmim prej 315 mijë e 320 eurove për menaxhimin, monitorimin dhe trajtimin e qenve endacak qe bredhin lirshem ne Qytetin e Mitrovices dhe Periferi, zbulon portali rajoni.org.

Komuna qe udhehiqet nga Bedri Hamza me datën 5 korrik 2023 kishtë njoftuar se grupi i OE “Ambullanca Veterinare Veterinaria; BLENDOR KADRIU B.I Lushte, Mitrovica” janë fitues të tenderit në fjalë.

Edhe pse kanë kaluar një muaj nga shpallja e fituesit të tenderit, Komuna e Mitrovicës ende nuk e ka nënshkruar kontraten me operatorin fitues – “nuk” dihet pse po vonohet nënshkrimi.

Kontratat rëndom nënshkruhen nga përfaqësuesi i kompanisë, dhe tri autoritete më të larta të institucionit.

Mirëpo edhe pas një muaj zyrtarët kompetent po  hezitojnë që të nënshkruajnë këtë kontratë.

Ata nuk e kanë hedhur nënshkrimet e tyre në kontratë, ani pse OSHP-ja ka lejuar një gje të tillë.

Në opinionin Mitrovicas thuhet se për këtë tender ka dyshime se komisioni i vlerësimit kanë bërë dallavere gjatë vlerësimit dhe gjatë krejt këtij procesi të prokurimit.

 

Pronarët e operatoreve fitues të tenderi janë babë e bir

Portali Rajoni ka zbuluar se pronar i “Ambullanca Veterinare Veterinaria” është Avni Kadriu e cila i ka dy punonjës të regjistruar në ARBK, ndërsa pronar i operatorit tjetër fitues “BLENDOR KADRIU B.I”, është Blendor Kadriu – djali i Avniut.

Cilat janë kriteret për dhënien e kontratës dhe si veproi Komuna e Mitrovicës?

Kriteret për dhënien e kontratës theksohen qartë në Ligjin për Prokurorim Publik. Sipas nenit 60, autoriteti kontraktues duhet t’i japë kontratën operatorit ekonomik që ka dorëzuar ose:

1.1 Tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët; 1.2 tenderin ekonomikisht më të favorshëm në bazë të kritereve dhe peshën që është specifikuar në dosjen e tenderit sipas nenit paragrafit 3. të nenit 52 te këtij ligji.

2. Nëse autoriteti kontraktues ka përcaktuar në dosjen e tenderit se kontrata publike do ti jepet operatorit ekonomik që dorëzon tenderin e përgjegjshëm ekonomikisht më të favorshëm, dhënia e kësaj kontrate do të bëhet vetëm në bazë të kritereve dhe peshës së tyre përkatëse të përcaktuar në dosjen e tenderit në pajtim me paragrafët 2. dhe 3. të nenit 52 të këtij ligji.

3. Ndërkaq kriterët specifik ishtë qe OE të ketë së paku dy (2) veterinar të diplomuar që kanë së paku dy vjet përvojë pune në terren, katër (4) teknik të veterinarisë dhe gjashtë (6) punëtor për strehimore – të dëshmuar me kontratë sipas Udhëzimit Administrativ.    

Dyshohet se operatoret nuk e plotesojnë kërkesën numër 1 në dosje të tenderit, për kapacitetet teknik dhe profesional, ku kërkohet se paku dy veterinar të diplomuar qe kanë se paku dy vite pervoje punë në terren.

Avni Kadriu së bashku me djalin e tij Blendor Kadriu, për të cilin burime të sigurta të portalit rajoni.org – pretendojne se nuk ka titullin doktor i veterinarise, e që është në kundershtim me legjistlacionin në fuqi (Neni 353 Kodit Penal) dhe etiken profesionale , i njejtit kryen sherbime veterinare si; operime kastrim,sterilizim të kafsheve.

Pra, Komuna e Mitrovicës e shpalli fitues të tenderit një personi i cili fare nuk është Doktor i Veterinarise, nuk ka kualifikimin e kërkuar profesional, ku per këtë edhe i jemi drejtuar komunës se Mitrovicës me kërkesë për qasje në dokumentet publik – konform nenit 10 te Ligjit per Prokurim Publik qe t’a dokumentojmë këtë fakt – mirëpo të njejtit kanë refuzuar të japin dokumentacionet me arsyetimin se kontrata nuk është nënshkruar.

“Ende nuk është nënshkruar Kontrata kur te nënshkruhet ne ju dërgojm planin e Menaxhimit sepse nuk bëhet plani i Menaxhimit pa u nënshkruar kontrata gjithashtu ju dergojm edhe dokumentet e përshtatshmërisë” ishtë pergjigjja e komunës.

Fituesi i tenderit tërë veprimtarinë e vetë e zhvillon në mënyrë të kundërligjshme

Grup I Operatoreve Ekonomik pra A.V Veterinaria me pronar Avni Kadriu dhe Blendor Kadriu B.I tërë veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në mënyrë të kundërligjshme,për faktin se te njejtit janë licencuar nga AVUK papavaresisht se nuk i plotesojnë kriteret e kërkuara për licencim sikurse kerkohen me UDHËZIM ADMINISTRATIV (MBPZHR) – NR. 02/2023 PËR KUSHTET DHE KËRKESAT TEKNIKE QË DUHET PLOTËSUAR NGA STREHIMORET E KAFSHËVE SHOQËRUESE , neni 4 paragrafi 2 ku thuhet se ‘’ Strehimorja nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të ndërtohet së paku 500 metra larg nga-vendbanimi me i afert. ‘’

Nga faktet qe posedojme, e qe janë të qasshmë edhe përmes Google Maps, shihet se Strehimorja dhe Klinika Veterinare gjendet në oborrin e shtepise se Avni Kadriut në Lushte, pothuajse ngjitur me shtepitë dhe vendbanimet e tjera,dhe kete mund ta verifikoj secili Mitrovicas edhe me nje vizite të thjeshtë .

Akuza për mosprofesionalizëm

Veterinari i kafsheve doktor Avni Kadriu nga shume kush akuzohet si veterinar qe nuk e ka kryer punen si duhet madje në tenderin e shtetit, nga Fondacioni për të drejtat e kafsheve ( https://www.facebook.com/fondacioniperkafshe/posts/3116965035047279/ ) pasi që qeni të cilin e kanë sterilizuar, ka lindur i njejti ka pas shumë probleme shëndetësore ku disa këlysh i kanë vdekur.

Trajtimi i pa ndergjegjshem dhe ushtrimi i kunderligjshem i sherbimeve veterinare janë vepra penale të sanksionuara me Kodin Penal të Republikes se Kosovës përkatesisht neni 352 dhe 353

Ne kundershtim me pergjegjesite e dhena me legjistlacionin ne fuqi( neni 352 Kodi Penal ) si doktor i veterinaries dhe në kundershtim me etiken profesionale, portalit rajoni.org i kanë ardhur prova nga trajtimin skandaloz dhe të pandergjegjshem qe iu bërë kafsheve nga mjeku i cili u shperblye me tender nga Komuna e Mitrovices.

Fillimish, shikojeni gjendjen ne te cilen qeni eshte futur per operim me hundë të bllokuara , ku kjo ka mundur ti sjelle veshtiresi te medha ne frymemarrje , dhe faktin tjeter skandaloz se si qeni femer i sterilizuar nga Avni Kadriu pas nje kohe ka ngelur me barrë.

Pra, qeni femer qe është operuar – sterilizuar (për te pamundesuar fekondimin e tij), pas sterilizimit ka mbetur me barrë dhe ka lindur disa këlysh, të cilët për shkak të komplikacioneve kanë ngordhur, ku gjendja shendetesore e qenit femer ka qene tejet e rende.

Permes numrit te matrikulimit (vathit ) nr.1156 vertetohet se rasti ne fjale eshte trajtuar nga Avni Kadriu.
Permes numrit te matrikulimit (vathit ) nr.1156 vertetohet se rasti ne fjale eshte trajtuar nga Avni Kadriu.

Qenin i cili ka qene i operuar/sterilizuar nga nje Veterinar tjetër dhe i cili ka numrin e matrikulimit – Vathin me nr 1844, e ka marre dhe vetem ja ka nderruar vathin/numrin në vesh dhe e ka fotografuar gjoja se trajtimi është kryer nga ai nr 9027 .

Rast tjeter se si mjeku në fjale ka keqperdor me licencen e Mjekut Veterinar, është kur i njejti pasi qe kryen nje operim tek qeni, i demton numrin në vathin e qenit në menyre qe të mos identifikohet se trajtimi eshte kryer nga ai, ku verehen qarte plaget dhe keqtrajtimi qe i është bere qenit.

Deshmi se si qeni pas trajtimit është gjetur me plage në rruge.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer