E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Babai nga Drenasi e kërcënon vajzën e tij, e telefonon nga burgu dhe e paralajmëron se do t’ia vras dajën!

Një rast të kanosjes e ka përjetuar dje një vajzë nga Drenasi, e cila u detyrua ta denoncojë në Polici babin e saj.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, i dyshuari për kanosjen e të bijës ndodhet në Burgun e Dubravës, ku e vuan dënimin për raste të tjera, por edhe nga atje nuk e ka lënë viktimën rehat.

Bazuar në dëshminë e saj, të dhënë para hetuesve policorë, babai i saj e ka telefonuar, duke kërcënuar se posa të lirohet do ta vras një familjar.

Ndër të tjera, ai dyshohet se i është drejtuar me fjalët “dajën do ta vras…”, për motive akoma të panjohura.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer