E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Skandaloze: Ministria e Infrastrukturës jep tender njëburimor për punë shtesë për ndërtimin e mbikalimit që nuk ekziston në Skenderaj /Foto

Kompania e cila me datën 1 gusht të vitit 2023 e ka nënshkruar kontratën me Ministrin e Infrastrukturës në vlerë 148,573.61 euro për ndërtimin e mbikalimit në Klinë të Epërme (Mbikalimi për këmbësorë në Rrugën Rajonale R 102), e ka fituar edhe një tender tjetër me datën 15 nëntor 2024 për këtë projekt, shkruan portali rajoni.org.

 

Përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, Ministria e Udhehëqur nga Liburn Aliu ka lidhur kontratë në vlerë 10,625 euro me grupin e operatoreve ekonomik “Armiring shpk, World Medium, Ndërtimi ing, Adea Construction dhe Rahovica shpk”, për punë shtesë dhe të pa parapara.

Anisë kontrata fillestare do të duhej të përfundontë brenda 75 ditësh nga momenti i lidhjes së saj, e njëjta nuk është realizuar asnjëherë në praktik.

Burime të sigurta të portalit rajoni.org kanë bërë me dije së ky mbikalim asnjëherë as nuk është filluar dhe së i njëjti ekziston veç në letër.

Për të vërifikuar denoncimin, gazetar të portalit rajoni.org në këto orë të mbrëmjës kanë dalur në teren dhe të njëjtit nuk kanë gjetur asnjë mbikalim në këtë zonë.

Portali rajoni.org ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike për tenderin në fjale dhe është në pritje të realizimit të saj.

Portali rajoni.org ka dërguar pyetje edhe në komunën e Skenderajt për të i pyetur së a ka mbikalim në fshatin Kline të Epërme, dhe është në pritje të përgjigjjeve.

Portali rajoni.org ka dërguar pyetje në adresat zyrtare të tre kompanive pjesë e konsorciumit fitues të tenderit, për të i pyetur së ku është ndërtuar saktësisht ky mbikalim, së a është ndërtuar ky mbikalim, në cilën fazë është ndërtimi i saj, dhe si është e mundur që të jipen punë shtesë për projektin që nuk ekziston.

Deri tani, kompania Armiring dhe Adea Construction nuk i janë përgjigjjur pyetjeve të portalit rajoni, kursë kompania World Medium e cila anisë nuk e dintë datën së kur është nënshkruar kontrata, dhe në vend së të përgjigjej në pyetjet specifike të portalit rajoni, të njëjtit kishin zgjedhur që në përgjigjjet e tyre me shumë të jepin leksione juridike dhe kërcënime me padia dhe ndjekje ligjore.

Mirëpo çka thotë ligji për prokurimin publik për punët shtesë

Neni 35

(i) për zbatimin ose ekzekutimin e shërbimeve ose punëve shtesë që nuk ishin përfshirë as në konceptimin fillestar të një projekti të punëve të dhënë më parë dhe as të paraqitura në kontratën përkatëse të punëve që është përmbyllur më parë, por të cilat, përmes rrethanave të paparashikuara, janë bërë të nevojshme për kryerjen e shërbimeve ose punëve të përshkruara në projektin ose kontratën e tillë. Me kusht që ky nen 35.2.4 (i) të mund të shfrytëzohet vetëm nëse (a) kontrata që i mbulon shërbimet ose punët e tilla shtesë ti ipet operatorit ekonomik që është duke i ekzekutuar shërbimet ose punët fillestare dhe (b) shërbimet ose punët e tilla shtesë, teknikisht ose ekonomikisht nuk mund të ndahen nga kontrata kryesore pa i shkaktuar dëme autorietit kontraktues apo (c) kur punët apo shërbimet e tilla, edhe pse të ndara nga ekzekutimi i kontratës origjinale, janë rreptësisht të domosdoshme për atë kompletim. Më tutje, me kusht që, ky nen 35.2.4(i) të mund të shfrytëzohet vetëm për të mbuluar një ose më shumë kontrata për shërbime ose punë shtesë që vetëm ose së bashku kanë një vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së kontratës fillestare.

(ii) për punë apo shërbime të reja që bëjnë pjesë në përsëritjen e punëve apo shërbimeve të ngjashme dhe që iu besuan operatorit ekonomik të cilit i njejti autoritet kontraktuese i dha kontratën fillestare, me kusht që punët e tilla të janë në përputhje me një projekt bazik për të cilin kontrata origjinale ishte dhënë sipas procedurës së hapur ose të kufizuar. Sa më heret që projekti i parë të është paraqitur për tender, përdorimi i mundshëm i kësaj procedure do të deklarohet dhe kosotja totale e parashikuar e punimeve apo shërbimeve pasuese duhet të merren në konsideratë nga autoritetet kontraktuese, kur ata të aplikojnë rregullat e vlerësimit të Kapitullit 4. Autoritetet publike mund të përdorin këtë procedurë vetëm gjatë një periudhe prej dy viteve pas përfundimit të kontratës fillestare. Me kusht që, sidoqoftë, neni 35.2.4 (ii) mund të shfrytëzohet vetëm për të mbuluar një ose më shumë kontrata për shërbime të reja që, vetëm ose së bashku kanë një vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së kontratës të mëhershme të shërbimeve.

Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:

1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.
2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.
3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.
4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer