Biznismeni kontravers i Skenderajt kërcënom inspektoren e Punës, policia hap rast ndaj tij
Dje në Skenderaj pronari i një kompanie ndërtuese ka kanosur një zyrtare të Inspektoratit të Punës.
Siç mëson Veriu.info, personi që ka kanosur inspektoren e Inspektoratit të Punës është Astrit Çitaku, pronar i kompanisë “Andrra Invest”.
Rastin e kanosje ndaj inspektores së Punës, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, por pa treguar se kush e ka kanosur.
“Ankuesja F/Sh/K zyrtare ne inspektoriatin e punës ka raportuar se derisa ishte në detyrë përmes telefoni është kanosur nga një i dyshuar M/Sh/K”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info
Zahiti ka bërë të ditur se rasti është inciuar dhe po hetohet për veprën penale kanosje.