Tuesday, April 21, 2026

Komuna e Vushtrrisë blen dy vetura të reja me vlerë të përgjithshme 90,000 euro

Komuna e Vushtrrisë Eka kontraktuar blerjen e dy veturave të reja, me vlerë të përgjithshme 90,000 euro, shkruan rajon.org.

Procedura e hapur e prokurimit, ishte lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitete të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Në këtë aktivitet të prokurimit u pranua vetëm një ofertues, bëhet fjale për kompaninë “Baki Automobile” me vlerë të përgjithshme të kontratës 90,000 euro, të cilës edhe i është dhënë kontrata.

Njoftmi mb vendimin e autoritetit kontraktues është lëshuar me datën 14 prill dhe mbartë nënshkrimin e drejtorit të kësaj zyre, Z. Ilmi Azemi.

Portali rajoni.org i ka shkruar Komunës së Vushtrrisë dhe ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike lidhur me vitin, modelin dhe kilometrazhen e veturës së blerë dhe është në pritje përgjigjje të pyetjeve dhe realizimi të kërkesës.

Foto kryesore e artikullit: Ferit Idrizi – Pamjet në prapavijë: Ilustrim

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer